Edhe Di Maria do ta kalojë “ylberin”, por jo si Luis Figo dhe Kurtuaja!

Nga Reali është larguar 8 vjet më parë, ndaj askush nuk do t’i mbajë mëri. Angel De Maria iku nga Madridi si kampion i Europës pikërisht me Karlo Ançelotin. Karriera e argjentinasit vazhdoi paksa tek Mançester Junajtidi, por vetëm pas një sezoni u bashkua me Paris SG. Tashmë, ai mund të bëjë kalimin e vështirë që tifozët madrilenë nuk e kanë shumë me qejf, atë për tek Barcelona. Gjithesi, kanë kaluar kaq shumë kohë saqë nuk do të ketë mëri për Di Marinë. As nuk mund të krahasohet me mënyrën e kalimit të Luis Figos nga Barça tek Reali në 2010, kur ishte kapiten i katalanasve dhe u urrye me shpirt nga publiku në “Kamp Nou”. Po ashtu, nuk besohet ta bëjë gabimin që bëri Tibo Kurtua duke sharë ish-ekipin e tij, Atletikon e Madridit. Di Maria nuk ka thënë kurrë asnjë fjalë të keqe për Realin. Barcelona e kërkon për të ndihmuar sulmin, ndërsa Rafinja duket i shtrenjtë.

Sfidanti.al