“Spiunimi” tek Akademia rrezikon paktin e mosagresionit mes Realit dhe Atletikos

E përditshmja “Marka” shkruan se një konflikt i tillë mes dy klubeve të Madridit nuk ka shans të shpërthejë për shkak të ndonjë emri të njohur, ndonjë futbollisti profesionist. Është e vërtetë, që Reali dhe Atletiko po bëjnë duel për Gabriel Zhezusin, por shkak për prishjen e paktit mes presidentëve Serezo e Perez është diçka që ndodh tek Akademia. Flitet për Akademinë e Realit, ku Atletiko duket se ka pikasur ndonjë lojtar që i pëlqen dhe që kërkon që ta marrë. Besohet se gjërat janë kryer të fshehtësi, por Reali e ka pikasur dhe tani pritet të ketë një verë të nxehtë mes tyre.

Sfidanti.al