Nuk është një shifër e jashtëzakonshme, por gjithsesi po flasim për një 20-vjeçar. Armando Broja mund t’i kushtojë 25 milionë paundë stërlina (rreth 30 milionë euro) kujtdo klubi që do ta donte në skuadrën e vet, të paktën ky është informacioni që jep media angleze. Uest Hemi, Evertoni, Njukasëlli, Napoli dhe Interi janë në luftë për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, e ndoshta mund të jenë sërish Sauthemptoni, apo edhe Dortmundi. Kjo mund ta rrisë çmimin e kartonit të paktën në 40 milionë paundë stërlina, por për momentin flitet për 25 milionë paundë.
Sfidanti.al