Beteja e radhës Liverpul-Siti do të jetë për Bukajo Sakanë

Ylli i Anglisë dhe i Arsenalit mund të mos vazhdojë gjatë në “Emirejts”. Londinezët nuk u kualifikuan dot për në Champions, të lënë pas nga Totenhemi i Antonio Kontes, dhe kjo mund ta dëmtojë skuadrën. Njëri nga lojtarët që mund të largohen është Bukajo Saka, mbrojtësi i shkëlqyer gjithashtu edhe i Anglisë, të cilit i kanë mbetur edhe 2 vjet në kontratë. Saka, mësohet se, nuk dëshiron të rinovojë me Arsenalin, ndërsa Liverpuli e Mançester Siti mund të bëjnë një derbi për të. Kartoni i futbollistit 20-vjeçar arrin në 65 milionë euro, ndonëse sa më shumë afron fundi i kontratës, aq më shumë bie vlera e kartonit.

Sfidanti.al