Disa vjet më parë, në Shqipëri u ndoq politika e dhënies së truallit shtetëror apo e ndërtesave shtetërore me qira 1 euro në muaj, për të nxitur ardhjen e investitorëve sa më të rëndësishëm. Zllatan Ibrahimoviç është gati të rinovojë për 1 vit tjetër me Milanin në këmbim të një rroge simbolike, që ne po themi me shaka se është 1 euro në muaj. Natyrisht, që do të jetë shumë më tepër se kaq, por gjithsesi do të jetë vërtet simbolike në krahasim me miliona euro që fitojnë në sezon futbollistët profesionistë. Gjithsesi, legjenda suedeze do të arrijë të fitojë mjaft në bazë të klauzolave të ndryshme, që do të lidhen me numrin e ndeshjeve që ai do të luajë, me kontributin në ekip dhe me trofetë që mund të fitohen.
Sfidanti.al