Kritika e Tatëmit për Bostonin: Jemi shumë të parashikueshëm!

Nuk ishin të tillë në ndeshjen e parë në San Francisko, por disfata në përballjen e dytë në Kaliforni sikur ka bërë të harrohen gjërat e mira. Edhe vetë basketbollistët e Boston Sëlltiksave kanë nisur të kritikojnë veten dhe këtë bën edhe Xhejzën Tatëm (Jason Tatum). Në prag të ndeshjes së tretë ndaj Golden Stejtit, që do të luhet në Boston, ylli kryesor i ekipit thotë se “të blertët” duhet të ndryshojnë. “Në pjesën e tretë ndaj Golden Stejtit ishim shumë të parashikueshëm, – thotë Tatëm, – nuk e qarkulluam topin siç duhej dhe prandaj nuk patëm mundësi të mira në gjuajtje. Kjo duhet të ndryshojë”. Trajneri Udoka padyshim që ka marrë “shënim” dhe pritet një tjetër Boston në fushën e vet.

Sfidanti.al