Është një klasike dhe kjo nuk ndryshon. Historia ndodhet e gjitha në fushë kur aty dalin Gjermania dhe Anglia, e nuk do të bëjë përjashtim sfida e sotme në “Alianc Arenë” të Mynihut në orën 20:45. Katër herë kampionët e botës do të ndeshen me shpikësit e futbollit në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren e parë. Gjithsesi, Gjermania duhet të jetë e kënaqur me barazimin në Itali (1-1), ndërsa anglezët iu nënshtruan kritikave të forta pas humbjes zhgënjyese (0-1) në Hungari.
A do të ketë reagim nga “tre luanët”? Nuk dihet nëse do të munden ta bëjnë jashtë fushe, ndërsa fitorja 2-1 në Euro 2020 padyshim u dha moral, ndërsa ishte fitorja e parë ndaj “pancerëve” që nga viti 1966, si dhe kualifikimi drejt finales ndaj Italisë. Ekipet do të kenë mungesa,por jo edhe aq të shumta. Për Gjermaninë, Rojs është në dyshim ashtu si Adejemi. Tek Anglia, probleme fizike kanë Tomori e Guehi, ndërsa Foden nuk dihet nëse e ka marrë veten plotësisht nga Kovidi.
Formacionet e mundshme
Gjermania: Nojer, Kehrer, Zyle, Rydiger, Raum, Gyndogan, Kimih, Gnabri, Myler, Musiala, Haverc.
Anglia: Pikford, Xhejms, Stouns, Megajer, Aleksandër-Arnold, Rajs, Filips, Saka, Stërling, Kejn, Grilish.
Sfidanti.al