Mesi, Ronaldo e Nejmar, jashtë 20 lojtarëve më të vlefshëm në botë

Është koha e të rinjve. Kështu thuhet shpesh, apo siç shkruajti Migjeni “qeshu rini, koha është e jote”! Ja pra që “pleqtë” Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi e Nejmar janë lënë pas “liste” në renditjen e futbollistëve më të vlerësuar të botës sot për sot. Duke qenë mbi 30 vjeç ata nuk ndjekin dot Kilian Mbapenë apo Vinisiusin. Në renditjen e përpiluar nga CIES, observatori i futbollit, në vendet e para janë pikërisht Mbape, Vinisius e Haland, të ndjekur nga Pedri i Barcelonës, Belingham i Dortmundit, Foden i Sitit, De Jong i Barcelonës, Luis Diaz i Liverpulit, Ruben Dias i Sitit apo Ferran Torres i Barcelonës.

Sfidanti.al