Kimih është tepër i dëshpëruar që Levandovski e Gnabri po largohen

Duket se askush nuk e do Bajernin këto kohë dhe nuk ka fakte më kokëforta për këtë sesa vendimi i Robert Levandovskit për t’u larguar dhe që ai mund të mos paraqitet fare në fazën përgatitore të skuadrës bavareze. Për më tepër, Serg Gnabri ka hedhur poshtë një ofertë shumë të mirë të Bajernit për rrogën me vlerë 19 milionë euro në sezon. Kjo do të thotë se lojtari ofensiv dëshiron të luajë diku tjetër sepse këtë rrogë vështirë se mund ta përmirësojë në ndonjë klub në Angli, Spanjë apo Francë. Xhoshua Kimih, i vlerësuar si kapiteni i ardhshëm i skuadrës, është tepër i mërzitur me gjendjen. “Serg (Gnabri) është shoku im më i mirë tek Bajerni, – thotë ai, – në fushë dhe jashtë saj ne merremi vesh shumë mirë. Do të doja që të qendronte, pasi ai e di se çdo të thotë të luash këtu. Gjithsesi, ai do të marrë vendimin më të mirë për veten. Po kjo vlen edhe për Robertin (Levandovskin). Shpresoj që të qendrojnë, por i uroj më të mirat”.

Sfidanti.al