Mesi shënon 5 për Argjentinën, kalon legjendën Pushkash

Hungarezin “fluturues” e ka kaluar vetëm për numrin totat të golave, por jo për aftësinë e tij në kombëtare. Lionel Mesi ka 86 gola për Argjentinën pasi shënoi 5 herë në portën e Estonisë, në një miqësore të luajtur në Spanjë dhe që përfundoi pikërisht 5-0. Ishte hera e parë që kapiteni shënon 5 herë për ekipin përfaqësues. Tashmë, ai ka lënë pas Ferenc Pushkashin për golat në kombëtare, pasi legjenda hungareze ka 84, por të shënuara në shumë më pak sesa 162 ndeshjet e Leos. Me Argjentinën, numri 10 ka edhe 51 asistë.

“Pleshti” ka 683 gola për ekipet e klubeve, që do të thotë thuajse të gjithë për Barcelonën dhe disa për Paris SG. Argjentinasi ka gjithashtu edhe 317 asistë, që të gjithë në 811 ndeshje, që do të thotë se ai ka më shumë gola dhe asistë të bërë bashkë sesa ndeshje. Në total, Mesi ka 769 gola, duke qenë një nga shënuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit, po ashtu ka 368 asistë duke qenë njeriu-asist besohet më i mirë i të gjitha kohëve. Argjentinasi ka 1137 gola dhe asistë në 973 ndeshje, duke pasur statistikat më të mira se çdo futbollist tjetër që kur ky sport nisi në mesin e shekullit të 19-të.

Sfidanti.al