“Fenomenit” Ronaldo i takon të përshkojë 500 km me biçikletë pas premtimit!

E kishte thënë se do të kishte realizuar “Rrugëtimin e Santiagos” (Camino de Santiago) nëse Vajadolidi do të ngjitej në La Ligë. Tashmë mrekullia ndodhi dhe skuadra e njohur do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit spanjoll, e për këtë arsye Ronaldo Nazario Da Lima, i njohur me nofkën “Fenomeni”, do të duhet të mbajë një premtim. Ky premtim është një “Tur” me biçikletë prej 500 kilometrash, diçka aspak e vogël për moshën e tij 45-vjeçare, për motin e nxehtë në Spanjë këto kohë dhe sidomos për faktin se ai ka shumë kilogramë të tepërt. Gjithsesi, ish-ylli i madh i Brazilit, Barcelonës, Interit dhe Realit do ta bëjë këtë gjë, duke përshkuar distanca të vogla çdo ditë derisa t’ia dalë mbanë.

Sfidanti.al