Ante Rebic nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit në derbin ndaj Interit mbrëmjen e së shtunës, e madje nuk do të jetë as në ndeshjen e Europa League kundër Celtic. Stafi mjekësor i Milanit vendosi që sulmuesi kroat nuk është riaftësuar nga dëmtimi në brryl që e pësoi në ndeshjen me Crotonen.
