Goli më i bukur, Kean u shpërndan ushqime të pastrehëve në Paris

‘Të largosh vuajtjen’, me këtë objektiv të qartë në kokën e tij, Moise Kean në shoqërinë e disa miqve të tij shkuan në  Port de la Chapelle në veri të Parisit për t’u shpërndarë ushqime emigrantëve dhe të pastrehëve në kryeqytetin francez. Në Francë, sulmuesi italian ka gjetur dimensioned e tij duke u rritur edhe si person dhe në Paris të gjithë janë tashmë të cmendur prej tij

Një ditë pas ndeshjes së Ligue 1 mes PSG dhe Lens dhe dy ditë përpara ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampioneve me Manchester City, Kean përfitoi nga pushimi i së dielës dhe bashkë me miqtë e tij u paraqit me cantat plot ushqim te të pastrehët e shumtë, një gjest që ai e publikoi në Instagram teksa postoi disa foto. Mesazhet plot komplimenta për Kean ishin të shumtë dhe mes tyre ishin ata të Blaise Matuidi dhe Justin Kluivert.

Sfidanti.al