Pas mbylljes së cështjes titull në Serinë A, për të gjithë në Itali është momenti të ndjejnë atmosferën e evropianit. Hapi I parë është vaksinimi I skuadrës kombëtare italiane e drejtuar nga Roberto mancini dhe në total janë 35 lojtarë që marrin dozën e parë të vaksinës që do t’u japë mundësi që të imunizohen përpara grumbullimit të 24 majit në Sardenjë.
Futbollistët e Italisë morën vaksinën Pfizer dhe pas 3 javësh ata do të kërkohen për të marrë dozën e dytë të saj. Në listën e futbollistëve të vaksinuar mungon emri I Niccolo Zaniolos. Mesfushori sulmues i Romës është në procesin e riaftësimit nga dëmtimi i ligamentit në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë në Evropianin e kësaj vere. Ai u prek edhe nga Covid në muajin janar që shtyu kthimin e tij në fushën e lojës dhe tani Zaniolo pret vetëm OK e profesor Fink që e operoi në mënyrë që ai të kthehet në fushë, por me fanelën e Romës.
Për momentin vaksinimi është vetëm për futbollistët dhe jo për stafin teknik të Mancinit, një akord që është arritue me Federatën Italiane të Futbollit në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë Speranza dhe komisarin e emergjencës Covid, Fogliuolo
Kujtojmë që Evropiani i futbollit do të nisë në 11 qershor me ndeshjen e hapjes që do të luhet në Olimpico të Romës mes Italisë dhe Turqisë. Përpara kësaj, Të Kaltrit do të luajnë 2 ndeshje miqësore, atë me San Marinon në 28 maj dhe me Cekinë në 4 qershor.
Sfidanti.al