Real, e ardhmja e Vazquez në dyshim, media spanjolle e shtyn drejt Milanit

Ashtu sic e tha Paolo Maldini, të gjitha tratativat kanë ngrirë për momentin dhe te Milani të gjithë janë të përqendruar te ndeshja shumë e rëndësishme e së dielës për zonën Champions me Juventusin. Megjithatë kuqezinjtë vazhdojnë kërkimet për një lojtar me tipare sulmuese që mbulon krahun e djathtë. Nga Spanja vijnë lajme të rëndësishme që kanë të bëjnë me Lucas Vazquez që prej kohësh është vënë në shënjestrën e Milanit.

Sipas të përditshmes AS, bisedimet për rinovimin mes futbollistit dhe Realit të Madridit nuk po shkojnë mirë dhe Vazquez ka refuzuar ofertën e Atletico Madrid. ‘Nëse nuk do të rinovojë me Realin e Madridit, futbollisti thuajse me siguri do të shkojë te Milani-lexohet në artikullin e AS që shpjegon se Vazquez ka refuzuar Atletico Madrid sepse është shumë i lidhur me Realin.

Pikërisht për këtë arsye, dëshira e Lucas Vazquez është që të qëndrojë te Los Blancos, por bisedimet për rinovimin për momentin kanë ngecur. Real Madrid kërkon të ulë nivelin e pagave edhe I ofroi futbollistit një pagë të reduktuar, ndërkohë që Vazquez kërkon rreth 5 milioonë Euro për 4 sezonet e ardhshme

Diferenca është e madhe që mund të shfrytëzohet nga Milani që është gati t’I ofrojë 4 milionë Euro në vit me shpresën që të sjellë futbollistin në Milanello me parametra zero. Por Milani që edhe në të kaluarën ka hyrë në kontakte me personat pranë Lucas Vazquez duhet të përballet me konkurrencën pasi për spanjollin kanë shfaqur interes edhe klube si Manchester United, Bayern Mynih dhe Inter.

Sfidanti.al