Një njeri shumë i brendshëm i futbollit, por asnjëherë pjesë e forumeve drejtuese, Lotar Mateus, dëshiron të bëjë një propozim. Duke folur si analist në “Skaj TV” (Sky TV), ish-kapiteni i kombëtares së Gjermanisë, e tregon propozimin e tij që ka të bëjë me udhëheqjen e Federatës Gjermane të Futbollit. Kjo, sepse ka nisur një debat lidhur me dorëheqjen e pritshme të presidentit të DFB-së, Fric Keler. “Unë mendoj se e gjithë udhëheqja e DFB-së duhet të japë dorëheqjen, – thotë Mateus, – gjykoj se federata më e madhe e futbollit në botë duhet të drejtohet nga njerëz me të kaluar të futbollit. Unë shoh vetëm dy njerëz që mund ta shpëtojnë situatën, këta janë Karl-Hajnc Rumenige dhe Rudi Fëler. Dua që të dy të jenë në drejtim, Rumenige si president dhe Fëleri si zëvendësi i tij”. Mateus ka luajtur në kombëtare me të dy, dhe Rumenige është shef ekzekutiv tek Bajerni, ndërsa Fëler është drejtues i lartë tek Leverkuseni.
Sfidanti.al