Nedim Bajrami e feston me gol ngjitjen në Serinë A

Nuk dihet nëse do të vazhdojë tek Empoli edhe sezonin e ardhshëm, por momenti është vetëm që të festojë. Nedim Bajrami u ngjit zyrtarisht në Serinë A me ekipin e tij, pas fitores 4-0 në javën e 36-të të Serisë B ndaj Kozenës. Mesfushori shqiptar festoi ashtu siç duhet pasi ishte ai që shënoi golin e katërt me një gjuajtje të saktë me kokë në minutën e 64-ët. Përpara tij kishin shënuar Mankuzo me penallti, dhe dy herë La Mantia. Me 5 gola e 8 asistë në 34 ndeshje të luajtura në kampionat, 22-vjeçari ka bërë një edicion të shkëlqyer, dhe jo më kot kërkohet nga Napoli, Sampdoria apo Fiorentina. Empoli ka 70 pikë në 36 ndeshje, 7 pikë më shumë sesa Salernitana e vendit të dytë, pra nuk e humbet vendin e parë deri në fund.

Sfidanti.al