Kur Davidi e mund Goliadhin, populli gëzohet më shumë se kurrë. Një hutim i lumtur ka pushtuar Gjermaninë, ndërsa sundimi i hekurt i Bajernit është bërë “copë e thërrime” nga një “bandë” djemsh të rinj me fanela të verdha e vija të zeza. Historia e “çetës” trime të trajnerit Lysien Favre nuk filloi kur startoi

