Tradita kuqezi vazhdon : poshtë Silvinjo, rroftë Marani!

Është bërë e modës në Kombëtaren tonë, madje as nuk konsiderohet si tradheti morale, kur futbollistët shigjetojnë trajnerin që ikën dhe , pa humbur kohë, spërkasin me mjaltë trajnerin e sapo ardhur.

Shembulli nuk mungon kurrë: trajneri Maran, që ka drejtuar Kombëtaren vetëm në dy miqësore, të cilat i humbëm në mënyrë bindëse  me rezultat dhe me me lojë,  sipas  sulmuesit Mirlind Daku, e ka fituar “betejën e harmonisë”  me ish-trajnerin  Silvinjo. “Tani po e ndjejmë se secili lojtar ka rëndësinë e vet. Kjo më ka bërë të ndihem edhe më mirë se herët e tjera..” – deklaron futbollisti.

Ishalla e ka vetëm Daku këtë mendim, nuk ka edhe të tjerë që besojnë se ka ndodhur “mrekullia”, ku secili  ndihet më i rëndësishëm tani, fill pas dy humbjeve.. që forcuan unitetin !

Sfidanti.al