Junajtid “dorëzohet” për Hojlund, “djajtë” i rikthehen “fiksimit” francez

Pavarësisht dëshirës së “vikingut” danez, Rasmus Hojlund për të kaluar te “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, “bergamaskët” e Atalanta duket se kanë tjetër gjë në mendje dhe tashmë kanë rritur sërish çmimin e “bomberit” 20-vjeçar.

Italianët tanimë kërkojnë plot 85 milionë paund për kartonin e Hojlund, 25 më shumë seç janë të gatshëm të ofrojnë “djajtë” e Junajtid dhe tashmë duket se negociatat kanë ngecur në “udhëkryq” e për këtë arsye “të kuqtë” e Mançester po mendojnë të rikthehen te një objektiv “i vjetër” i kësaj merkatoje. Bëhet fjalë për “fantazistin” e “shqiponjave” të Eintrakt Frankfurt, Randal Kolo Muani, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Erik ten Hag dhe sezonin e shkuar ka dhuruar spektakël në Bundesliga e kompeticionet e tjer ku mori pjesë duke shënuar plot 23 gola e dhuruar 17 të tjerë, në 46 përballje.

 

sfidanti.al