Që prej aksidentit, gjatë kohës kur po kalëronte, që desh i mori jetën në fundin e muajit majit, portieri i dytë i PSG, Serxhio Riko vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe tashmë 29-vjeçari duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.
Prej 28 majit “gardiani” iberik është i shtruar në një prej spitaleve të Seviljes dhe tashmë mediat vendase kanë zbuluar se atij i duhet që të kryejë një ndërhyrje delikate për shkak të një aneurizme, një bllokimi në qarkullimin e gjakut që mund të sjellë komplikacione të padëshiruara më vonë. Gjithçka do të kryhet në spitalin e Seviljes, ku ai gjendet i shtruar dhe ku vazhdon të ndiqet me shumë kujdes nga mjekët, pasi ka pësuar një dëmtim të pazakontë pasi u rrëzua dhe e shkeli kali në qafë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, aq sa qëndroi për disa ditë në koma.
sfidanti.al