Hidhet shorti i Konferencë Ligës, fati i “buzëqesh” shqiptarëve

Ditën e sotme është hedhur nga UEFA në Nion të Zvicrës, shorti për turin e tretë kualifikues të Konferencë Ligës, i cili ndryshe nga raundi i parë i ka buzëqeshur jo pak skuadrave shqiptare, brenda dhe jashtë Superiores.

Kështu, nëse Partizani arrin të kualifikohet ndaj andorrasve të Ateltik Eskaldes, “demat e kuq” do të përballen me raundin tjetër me skuadrën e Tre Pene (San Marino) ose Valmerias (Letoni), short ky lehtësisht i kalueshëm nga djemtë e Zekiç. Në krahun tjetër, “bardheblutë” e Tiranës nëse arrijnë një kualifikim historik ndaj turqve të Beshiktash, në raundin e radhës do të përballet me boshnjakët e Zeljeznicar ose me azër e Neftçi në varësi të fituesit të sfidës.

Përsa i përket Ballkanit të Ilir Dajës, në rast kalimi të irlandezo-veriorëve të Larne, “dardanët” do të përballen në raundin e radhës me skuadrën nga gjibraltari Lincoln Red Imps, ndërsa Struga maqedonase e Shpëtim Duros nëse kalon malazezës e Budaknostit do të përballet në raundin e 3-të të Konferencë Ligës me uellsianët e Nju Seint ose luksemburgasit e Suift Hesper.

 

sfidanti.al