Gati 80 milionë euro, Mane shumë pranë Al-Naser

Padyshim kjo merkato vere është një nga më të “çmendurat” e viteve të fundit, me klubet arabe që po shpenzojnë para pa hesapë, vetëm e vetëm për ta vendosur kampionatin e tyre në qendrën e vëmendjes.

Këtë rast bëhet fjalë për skuadrën e Al-Naser, e cila po punon për të sjellë në Arabinë Sauditë, anësorin senegalez të Bajern Mynih, Sadio Mane. “Gjigandët” arabë janë të gatshëm të paguajnë plot 40 milionë euro “bavarezët” për kartonin e 31-vjeçarit, si dhe t’i japin këtij të fundit plot 40 milionë euro pagë në sezon, kushte këto që kënaqin klubin e lojtarin dhe mesa duket një tjetër “yll” i futbollit evropian do të kalojë në Arabinë Saudite.

 

sfidanti.al