Gallatasaraj nuk ndalet, turqit kërkojnë “arkitektin” spanjoll

Një klub i vogël, me histori të madhe, por që po dhuron spektakël këtë merkato vere. Bëhet fjalë për kampionët turq të Gallatasaraj, të cilët kanë arritur deri më tani të sigurojnë shërbimet e 3 “yjeve”, Uillfred Zaha nga Kristal Palas, ish-“bomberin” e Vijareal, Sedrik Bakambu dhe “yllin” argjentinas, Mauro Ikardi.

Mirëpo, sulmi nuk është i vetmi repart, që turqit duan të forcojnë, me teknikun Okan Buruk, që tashmë kërkon një lojtar me përvojë në mesfushë dhe duket se i “përzgjedhuri” i teknikut dhe bordi të turqve vjen nga La Liga. Sipas mediave, disa emisarë të Gallatas kanë zhvilluar takimet e para me agjentët e mesfushorit të Atletiko Madrid, Saul Niguez, me spanjoll, i cili prej kohësh nuk është më pjesë e planeve të teknikut Diego Simeone. Deri më tani situata është “e qetë” dhe nuk ka raportime të tjera, por pritet që kampionët turq të jenë destinacioni i radhës i mesfushorit.

 

sfidanti.al