Destinacioni duket se do të jetë Madridi, veçse jo “Santiago Bernabeu”, por “Uanda Metropolitano”. Kristiano Ronaldo mund të jetë futbollisti më i ri i Atletikos, edhe pse kjo do të ishte një “tradhëti” ndaj tifozëve “merenges”, por edhe nuk dihet sesi do të pritej nga publiku verdhekuq, që kaq herë e ka pasur shënjestër, dhe të cilin ai shpesh e ka ngacmuar. Gjithsesi, mediat shkruajnë se superylli portugez është tepër i zhgënjyer nga Mançester Junajtidi, dhe se nuk dëshiron të kthehet atje. Deri tani, nuk ka folur me trajnerin Ten Hag dhe nuk është bashkuar me skuadrën. “Deili Meil” shkruan se Kristiano është gati të ulë me 30 për qind rrogën që merr, në mënyrë që Atletiko ta pranojë, dhe ai të luajë në Champions.
Sfidanti.al