Spektakël tifozësh në “Loro Boriçi, por Vllaznia nuk fiton dot!

Vllaznia nuk mundi ta niste me fitore aventurën europiane duke u ndalur në shtëpi nga Universitatea e Krajovës. Përballja e parë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës përfundoi 1-1, me skuadrën rumune që u tregua më e rrezikshme në stadiumin “Loro Boriçi”. Madje ishin miqtë që shënuan të parët, pikërisht në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Ivan ekzekutoi saktë një penallti. Pas pushimit, shkodranët e gjetën shpejt barazimin. Sulmuesi vlonjat, Ardit Hoxhaj, barazoi në minutën e 51-të. Me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja, edhe pse ekipi shqiptar i trajnerit Mirel Josa u përpoq që të siguronte të paktën një fitore minimale në fushën e vet. Ky barazim bën që Vllaznia të mos jetë në pozitat më të mira për të synuar kualifikimin për në raundin e tretë. Për t’ia dalë, do të duhet që të fitojë në Rumani.

Sfidanti.al