Për ta quajtur lojtarin më të mirë do të jetë e vështirë, duke menduar për Pelenë, Maradonën dhe Mesin, sa për të përmendur disa. Nëse “O Rei” fitoi 3 tituj me Brazilin, Diego bëri të mundur gjërat e pamundura në futboll, ndërsa Leo ka treguar dhe tregon një nivel mjeshtërie që nuk e kemi parë kurrë më parë, Kristiano Ronaldo e gjen lehtë vendin e tij në këtë “Panteon”. Superylli portugez, një lider i vërtetë në kombëtare, është rekordmen i madh dhe me gjasë sulmuesi më i mirë i të gjitha kohëve.
E thonë sasia e golave të shënuar prej tij, në total 780, aq sa konkurron vetëm me të paharruarin çek, Jozef Bican. E thonë 11 golat në fazat finale të Europianëve, dy më shumë sesa ish-rekordmeni Mishel Platini, e thonë 134 golat në Champions një tjetër rekord, 106 golat për Portugalinë duke qenë vetëm 3 gola larg rekordit botëror të Ali Daeit të Iranit. Ai është i pari lojtar që luan në 5 faza finale Europiani, dhe i pari që shënon në të 5 këto faza finale.
Sfidanti.al