Pogba ndjek Ronaldon, ka “kryengritje” në Europian ndaj sponsorëve!

Le ta themi që në fillim se këta yje, një pjesë të madhe të parave i marrin nga kompanitë, dhe njëkohësisht bëhen edhe të pasur, edhe më të pavarur për të mbrojtur qendrimin e tyre. Pol Pogba i bëri një tjetër sfidë sponsorëve të Europianit, kur largoi nga tryeza shishen e birrës “Haineken” (Heineken), vetëm një ditë pasi Kristiano Ronaldo largoi dy shishe “Koka Kola” duke i zëvendësuar me një shishe me ujë. Ronaldo e bëri si një njeri që kërkon t’u thotë të tjerëve që të jetojnë shëndetshëm, ndërsa Pogba në emër të besimit të tij mysliman. “Koka Kola” reagoi e shqetësuar dhe e zemëruar nga veprimi i Ronaldos, besohet kështu do të bëjë edhe kompania e birrës, ndërsa këto janë thjesht ngacmime në një futboll që financohet nga biznesi, në emër të shërbimit për të mirën e qytetarëve. Nëse do të komentonim atë që bënë dy futbollistët, atëherë do të thoshim se Ronaldo bëri mirë që na kujtoi se duhet të jetojmë shëndetshëm, pavarësisht se çfarë reklamohet, ndërsa Pogba na kujtoi se “e pira duhet të jetë me karar”.

Sfidanti.al