Premier: Tmerr për Çelsin dhe një Totenhem-Siti në javën e parë!

Tomas Tuhel nuk mund ta kishte menduar një fillim më të keq se ky. Të paktën, jo më të vështirë. Çelsi do të ketë 6 javë tepër të vështira në startin e Premier Ligës, edhe pse ndeshja e parë është krejtësisht e përballueshme, një derbi në shtëpi me Kristël Palasin. Veçse në 5 javët e para janë 3 udhëtime, në fushat e Arsenalit, Liverpulit dhe Totenhemit, kurse në javën e 6-të do të presë Mançester Siti. Guardiola do ta nisë në fushën e Totenhemit, një fillim shumë i fortë i kampionatit, ndërsa pritet të shihet se në cilën anë do të jetë Harri Kejn, zv. kapiteni i Spërsave, për të cilin po flitet se do të shkojë tek Siti.

Java e parë: Brentford-Arsenal, Bërnli-Brajton, Çelsi-Kristël Palas, Everton-Sauthempton, Leister-Uolves, Mançester Junajtid-Lids, Njukasëll-Uest Hem, Noruiç-Liverpul, Totenhem-Mançester Siti, Uatford-Aston Vila. Premier Liga nis në 14 gusht.

Sfidanti.al