Ndershmëria e rrezikshme e Sarrit duket i prish punë Juventusit

“Nuk mund ta lë duhanin edhe nëse vdes”. Kështu duket se është shprehur Mauricio Sarri, ndërsa është këshilluar nga mjekët që të ndalonte cigaret, sidomos gjatë periudhës kur ishte i sëmurë me pneumoni. Një deklarim i çiltër dhe “vetëvrasës”, por që mund të pranohej me dhimbje vetëm në një kohë tjetër, kur nuk ekzistonin kontratat, dhe kur njerëzit mbanin veten dhe shtëpinë tyre.

Juventusi, mësohet se, është shqetësuar shumë nga refuzimi i Sarrit për të bashkëpunuar me mjekët. Pa dashur të dinë për zakonin që është vështirë të ndryshojë, drejtuesit bardhezinj janë bërë me dhimbje koke pasi ata kanë investuar shumë tek trajneri napolitan, dhe presin që ai të ruajë shëndetin e tij, për të mos prishur biznesin e tyre. Kur ishte tek Çelsi, Sarri u detyrua të mos tymoste ndërsa ishte në stol gjatë ndeshjeve, ndërsa në Itali mungoi në ndeshjen e parë të Serisë A, në fushën e Parmës. Pritet që ai të jetë i pranishëm ndaj Napolit, pasi shëndeti i tij është përmirësuar.

Sfidanti.al