Real Madrid është mallkuar; dëmtohet edhe Isko

Real Madrid vazhdon të humbasë pjesët. Infermieria e skuadrës merenges është mbushur plot pasi në të janë Hazard, Asensio, Hames, Brahim e Rodrigo. Së fundmi këtyre lojtarëve u bashkohet edhe Isko. Reali Madridit konfirmoi se fantazisti spanjoll iu nënshtrua testeve mjekësore nga të cilat rezultoi se ai ka një dëmtim muskular në bicespin femoral të këmbës së djathtë.

Klubi nuk ka bërë të ditur kohën e riaftësimit, por mund të thuhet me siguri se Isko nuk do të kthehet në fushën e lojës përpara ndërprerjes së La Ligës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Mallkimi duket se ka mbërthyer skuadrën e Zidane duke qenë se Isko është futbollisti i 7 në 2 muaj që frenohet nga problemet fizike. I pari që u dëmtua ishte Brahim për të cilin pati edhe një ripërsëritje të këtij dëmtimi, më pas i erdhi radha Mendi; të dy këta lojtarë u dëmtuan gjatë turit parasezonal në SHBA. Ndërsa në 2 javët e fundit, situata u përkeqësua pasi u dëmtuan njëri pas tjetrit Rodrigo, Hazard, Hames dhe së fundmi Isko me këtë të fundit që me shumë mundësi do të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë.

sfidanti.al