Juventus, Aron Ramsej ‘mbetet në bokse’ për shkak të një dëmtimi në shpinë

Aron Ramsej do të duhet të presë ende për të bërë debutimin e tij me fanelën e Juventusit.Mesfushori uellsian nuk mori pjesë në seancën e radhës stërvitore për shkak të një dëmtimi të lehtë në shpinë dhe është në dyshim për ndeshjen e madhe të së shtunës me Napolin në Juventus Stadium.

Uellsiani mesa duket është sërish në kundërkohë duke qenë se ai humbi edhe debutimin në ndeshjen e javës së parë të Serisë A që Juventusi zhvilloi ndaj Parmës kjo për shkak se nuk ishte ende në formën më optimale pas dëmtimit të gjatë muskular të pësuar në bicepsin femoral të kofshës së majtë kur ishte ende në radhët e Arsenalit

Aron Ramsej është blerja e parë e madhe e Juventusit për këtë sezon duke qenë se uellsiani e firmosi kontratën e tij me Zonjën e Vjetër në muajion shkurt, por tifozët bardhezinj ende nuk e kanë parë atë në veprim. Napoli dukej sfida e duhur për ta nisur të paktën nga stoli, por ky problem i ri rrezikon ta lërë atë sërish jashtë skuadre.

sfidanti.al