Sinisha Mihajlovic ka lënë spitalin Sant’Orsola pasi e mbaroi ciklin e parë të kemioterapisë për kurimin nga leucemia. Trajneri i Bolonjës u shtrua në spital në mesin e muajit korrik për të dalë në gjendje të mirë të përgjithshme sipas stafit mjekësor. Mësohet gjithashtu se Mihajlovic e kaloi pa komplikacione ciklin e parë të terapisë dhe se i kompletoi të gjitha testet e nevojshme.
Tashmë Mihajlovic është kthyer në shtëpi dhe me siguri do të jetë në pankinën e Bolonjës edhe në ndeshjen që kjo skuadër do të luajë të premten në Dall’Ara ndaj skuadrës së SPAL.
sfidanti.al