Napoli synon rekordin që nuk e vendosi dot as në kohën e Maradonës!

As në kohën e Maradonës nuk qe e mundur të arrihej. Legjenda argjentinase bëri shumë për Napolin, por do t’i duhet skuadrës së sotme që të hyjë në histori e të kualifikohet për herë të parë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Të besuarit e trajnerit Luçiano Spaleti janë favoritë për t’a dalë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Gjermani, ndonëse detyra duhet përfunduar sonte. Në orën 21:00, në stadiumin “Maradona”, Napoli do të ketë duelin e dytë me Frankfurtin, në prani të mbi 60 000 spektatorëve, mes të cilëve nuk do të ketë asnjë tifoz gjerman.

Vendimi u mor nga autoritetet italiane nga frika e trazirave në qytet dhe në stadium. Vendasit kanë shumë pak probleme me dëmtimet, ndonëse disa lojtarë janë në dyshim si portieri Meret, Lozano apo Raspadori. Spaleti pyetet nga gazetarët se cili është sekreti i Napolit të tij, që po shkëlqen në Serinë A dhe në Champions. Frankfurti, ndërkaq udhëtoi drejt Italisë me mendimin se duhet ta provojë deri në fund fatin e tij. Skuadra gjermane ka ende shpresë, siç u shpreh trajneri Glasner, ndonëse do të ketë disa mungesa për ndeshjen e sotme.

Sfidanti.al