Ishte një mbrëmje e yjeve me pikë të shumta në NBA

Janis Adetokumbo arriti në 46 pikë për Miluokin dhe fitoi. Xhejlën Braun arriti në 43 pikë për Boston Sëlltiksat, ndonëse rekordmenët e titujve u mundën në shtëpi nga Hjustoni 111-109. Finlandezi Lauri Markanen realizoi 38 pikë për Juta Xhazin në humbjen 115-119 në shtëpi ndaj Majemit (Batler pati 24). Trej Jang i Atlantës shënoi 41 pikë, por edhe ai doli i humbur pasi Minesota fitoi jashtë fushe 136-115! Ndërkaq, Klej Tompson arriti në 38 pikë për Golden Stejtin që fitoi ndaj Feniksit 123-112! Një mbrëmje me shumë pikë për yjet në NBA.

Sfidanti.al