Në vetëm 25 ndeshje dhe në moshën 22-vjeçare është në një kuotë të tillë rrjetash. Erling Halandi ka 33 gola në kaq pak paraqitje në fushë në Champions, ndërsa ka luajtur për Salcburgun, Dortmundin dhe Man. Sitin. Mbape është në kuotën e 40 golave në 61 ndeshje në Champions, pra sulmuesi norvegjez mund ta kalojë në çdo rekord. Po ashtu, i ka mundësitë të kalojë rekordin e Van Nistelroit me 50 gola në 62 ndeshje, dhe atë të Mesit me 60 gola në 80 ndeshje. Natyrisht, do të dojë të kalojë numrin total të golave të Ronaldos në Ligën e Kampionëve, që janë 140.
Sfidanti.al