Tashmë, stadiumi “Etihad” cilësohet një fortesë, edhe pse kampionët e Anglisë nuk e kanë fituar ende trofeun e madh. Gjithsesi, nën drejtimin e Pep Guardiolës, Mançester Siti vazhdon ecurinë e shkëlqyer dhe me fitoren 7-0 ndaj Lajpcigut barazoi rekordin e Arsenalit. Londinezët kishin arritur 24 ndeshje pa humbje në shtëpi në Champions. Po kaq ka edhe Siti i Guardiolës, dhe në 21 prej këtyre ndeshjeve ka fituar.
Sfidanti.al