Spaleti: Sekreti i këtij Napoli? Që yjet bashkëpunojnë me njëri-tjetrin!

Për trajnerin e skuadrës surprizë të sezonit nuk ka ndonjë gjë kaq shumë të çuditshme në këtë që po ndodh. Napoli kryeson Serinë A dhe është një nga ekipet më të mirë në Champions, diçka që ndoshta nuk ka ndodhur as në kohën e Maradonës. “Sekreti në këtë rast është ai i Pulçinelës, – tha ai duke qeshur, – Kjo, në kuptimin që për të krijuar skuadra të mëdha, duhen lojtarë të mëdhenj. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Napoli u tregua i zoti dhe ndërtoi një skuadër me lojtarë të mëdhenj. Natyrish, një ekip është më shumë sesa vetëm yje të mëdhenj, pasi duhet të jetë i bashkuar, profesionist, pa mendjemadhësi. Sekreti ynë është thjesht që lojtarët ndihmojnë njëri-tjetrin për gjithçka”.

Sfidanti.al