Partizani forcon mbrojtjen

Partizani përforcon organikën me një mbrojtës me eksperiencë. Klubi kryeqytetas njofton se ka siguruar shërbimet e Aleksandar Jovicic, qendërmbrojtës 31-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina.

“FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Aleksandar Jovicic. 31-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina ka firmosur një kontratë 1+1 me të kuqtë.

​Jovicic i bashkohet Partizanit pas përvojës së tij të fundit në Hungari me Kisvarda FC. Gjithashtu përgjatë karrierës së tij ai regjistron eksperienca në kampionatin boshnjak me klube si Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa, si dhe në kampionatin kroat, ku ka luajtur te Slaven Belupo, NK Istra dhe HNK Gorica”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.