Inzagi: Interi i madh bëri historinë, do të flas kur të vijë koha!

Cilësohej si i rrezikuar ndonëse drejtuesi i lartë, Bepe Marota, deklaroi që përpara ndeshjes në Portugali se fati i trajnerit nuk varej nga kjo përballje. Sidoqoftë, Simone Inzagi e dinte sesa vlente dueli me Porton që më në fund u kalua me sukses. Interi arriti në çerekfinale të Championsit duke mos u turpëruar, duke mbajtur hapin e Milanit e duke reaguar. “E merituam, – thotë tekniku, – në 180 minuta ishim më mirë dhe nuk pësuam gol. Porto ishte me më shumë përvojë sesa ne dhe në pjesën e dytë na u desh të vuanim. Kemi bërë historinë e Interit. Unë për vete do të flas kur të vijë koha”.

Sfidanti.al