Mesi: Jepini Levandovskit Topin e Artë të vitit 2020!

Tha atë që duhej të thoshte dhe padyshim fitoi pikë. Lionel Mesi u bë fitues i Topit të Artë të vitit 2021, ndërsa u shkaktuan thuajse po aq polemika sa për rastin e vitit 2010, kur argjentinasit ia dhanë trofeun përpara Ksavit e Iniestës që dolën kampionë të botës. Gjithsesi, një pjesë e polemikave mund të fshihen nga vetë propozimi i superyllit të Paris SG. “Robert, ti e meriton Topin e Artë, – tha Mesi, në fjalimin pas fitores, – vitin e kaluar që të gjithë ishin dakord se ishit ju fituesi i madh”. Geri Lineker, ish-ylli i madh i Anglisë, deklaroi se Mesi kishte të drejtë dhe se Levandovskit duhet t’i jepet Topi i Artë i vitit 2020, qoftë edhe tani më pas. “Ai e meriton ta ketë një të tillë”, – tha Linekeri.

Sfidanti.al