Ka qenë një nga “bijtë për shpirt” të revistës së madhe franceze, sepse ka dominuar 12 vitet e fundit të ceremonisë së Topit të Artë së bashku me Lionel Mesin. Kristiano Ronaldo është 5 herë fitues i çmimit më të madh individual të futbollit në botë, me Mesin që është një trofe më lart me 6, por ka hedhur poshtë me ashpërsi aludimet nga Parisi se ai e vazhdon karrierën për të fituar duelin personal me argjentinasin. Këto fjalë i ka thënë drejtuesi i ceremonisë së Topit të Artë në “Frans Futboll”, Paskal Ferre. “Ata po gënjejnë, – tha CR7, për revistën dhe për Ferrenë, – ata po e bëjnë këtë gjë për t’i bërë reklamë vetes. Unë nuk luftoj kurrë kundër dikujt tjetër, por luftoj për veten time dhe për fitoret e skuadrës”. Ndoshta Ronaldo nuk po thotë plotësisht të vërtetën, por edhe komentet e Ferresë nuk ishin aspak elegante këtë herë. Kristiano doli në vend të gjashtë në Topin e fundit të Artë, të vitit 2021.
Sfidanti.al