Që përpara të shtunës, arritja e tij ishte e shkëlqyer, me 20 ndeshje që iu deshën në një sezon për të arritur shifrën e 100 gjuajtjeve të realizuara për tri pikë. Stefën Kërri e kishte këtë rekord, por e përmirësoi duke e zbritur në 19 ndeshje në fitoren 105-90 që Golden Stejti arriti në fushën e Klipersave në Los Anxhelos. Publiku u ngrit në këmbë duke e brohoritur dhe me arsye. Kërri shënuesi më i mirë i këtij sezoni, dhe pretendent për të qenë lojtari më i mirë bashkë me basketbollistë të tillë si Adetokumbo, Jokiç, Durant apo Donçiç. Golden Stejti po ashtu është skuadra më e mirë me 7 fitore radhazi dhe me bilancin 17 fitore e vetëm 2 humbje. Rekordi i shpejtësisë së arritjes së 100 koshave tripikësh në një sezon ka njohur ulje fenomenale vitet e fundit. Në 2018, Markanen i Çikagos vendosi rekordin e 100 tripikëshave në 41 ndeshje, duke e ulur me 17 ndeshje rekordin që e mbante pikërisht Stefën Kërri. Për 3 vjet jemi nga 41 ndeshje në vetëm 19, pra më pak se gjysma.
Sfidanti.al