“Super seriozi” Gjasula ëndërron Bundesligën me Darmshtatin

Skuadra e tij është duke zhvilluar një sezon të mirë, edhe pse nuk e nisi aspak siç duhet. Klaus Gjasula ndihet me fat që luan për Darsmshtatin në Bundesligën e dytë gjermane, ndërsa shpresat janë të mëdha për të arritur në elitë, aty ku janë Bajerni, Dortmundi apo Lajpcigu. Darmshtati fitoi 2-1 ndeshjen e fundit në fushën e Ercgebirges së Aues, duke qenë në vendin e dytë në renditje me 29 pikë, vetëm 3 pikë më pak se kryesuesja Sankt Pauli. Dy ekipet e para ngjiten direkt në Bundesligë. Trajneri Liberkneht ka lavdërime për ekipin, si dhe për mesfushën ku Gjasula është duke luajtur një rol “jashtëzakonisht serioz”.

Sfidanti.al