Lojtarët kroatë provokojnë serbët me “Çavogllavën”, këngën e luftës

Nuk ishin tifozët që e kënduan, por disa nga futbollistët, në mos të gjithë. Lojtarët kroatë e festuan fitoren ndaj Argjentinës me fjalët e këngës së njohur me emrin “Çavoglave”, një himn për luftën për pavarësi në 1991. Vepra muzikore u krijua nga këngëtari kroat, Marko Perkoviç, njohur me emrin e artit Tompson, i cili i vuri emrin e fshatit të tij të lindjes, Çavogllavës.

Kënga ka një pjesë teksti me fjalët “me hap përpara/pushkët gati/me këngë në gojë/për atdheun, vëllezër/ne luftojmë/dëgjoni ju vullnetarë serbë/banditë, çetnikë/dora jonë do t’iu gjejë deri në Serbi!

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, reagoi pas videove të botuara në rrjetet sociale, fillimisht nga lojtari i Kroacisë, Dejan Lovren. “Nëse do të kisha qenë në vendin e lojtarëve kroatë, do të kisha qenë i lumtur për fitoren, – shkruajti ai, – por, duket se ata ishin të interesuar për gjëra të tjera”.

Sfidanti.al