“Bunkeri” i Iranit në ndeshjen kundër Spanjës qëndroi deri në min. e 54-t, kur Diego Kosta realizoi golin e tij të tipit karambol. Mbas ndeshjes, një nga futbollistët e Spanjës, Karvahal, e kritikoi mënyrën e lojës së Iranit, duke thënë se iranianët nuk lajtën futboll, por vetëm se u mbrojtën dhe e shtynë lojën, por, megjithatë, ai mori një përgjigje të menjëhershme nga trajneri portugez i Iranit, Karlos Keirosh.
“Karvahali do të bënte mire që të mos fliste për lojtarët tanë, por të shihte bashkëlojtarët e vetë. Mjafton t’i them atij se çfarë i bën disa nga ata futbollistit egjiptian Salah në finalen e Ligës së Kampioneve. Ne shënuam gol dhe, nëse nuk do të kishte pasur sistem VAR, ne edhe mund të kishim fituar një pikë. Por, megjithatë, unë mund t’u them me siguri se, nëse teknologjia VAR do të ishte aplikuar para tetë vitesh, Spanja nuk do të ishte shpallur kampione bote”, vuri në dukje Keirosh. Në ndeshjen e fundit ë grupit, Irani do të luajë me Portugalinë, kurse Spanja me Marokun.
Sfidanti.al