TV dramë sipas stilit argjentinas! E “varrosën” futbollin me ceremoni..!

Humbja e thellë 0-3 e Argjentinës ndaj Kroacisë shërbeu si shkas që në një studio të hapur të një kanali televiziv argjentinas, ku merrnin pjesë disa specialistë futbolli, që të mbahej një minutë zi.

Argjentina me humbjen në fjalë e vuri veten në një situatë shumë pranë eliminimit të saj nga kampionati botëror aktual në Rusi, pothuajse, duke i “varrosur” shpresat e veta që të kualifikohet në 1/8-tën e finaleve të këtij kampionati.

Sidoqoftë, në të gjithë situatën e krijuar në studion e lartpërmendur televizive u krijua një moment interesant, kur, me të vërtetë, u mbajt një minutë zi, si simbol të dikujt që përcillet per botën e përtejme!

Sfidanti.al