Pogba: është e lehtë të luash futboll, kur pranë teje luan Kante

Kilian Mbape arrrit të shënoi golin e fitores kundër Perusë, por, megjithatë, rolin kryesor në këtë ndeshje e luajti mesfushori i kudondodhur Ngolo Kante që u tregua një “luftëtar” fantastik, duke e shkelur pothuajse çdo cep të fushës, por sidomos, duke “zaptuar” mesfushën. I ndërgjegjshëm për këtë, mesfushori tjetër i përfaqësueses franceze, Pol Pogba, i bëri shumë komplimente bashkëlojtarit të vet.

“Është shumë e lehtë të luash futboll, kur pranë teje luan Ngolo Kante. Ai ndodhet kudo, madje duket se në të njëjtën kohë, duke i ndihmuar të tjerët. Nuk e di sesi arrin që ta bëjë këtë, duket sikur ka 15 palë mushkëri”, tha Pogba.

I ndërgjëgjshëm për punën e madhe të Kantes është edhe trajneri Deshamp. “Nuk jam unë ai që përcakton se kush është lojtari i ndeshjes, por në 99 për qind të rasteve janë futboillistët e sulmit ata që shënojnë gola. Kante nuk merakoset shumë, nëse shënon ose jo gola. Ai thjesht do që të ndihmojë ekipin dhe ne e vlerësojmë këtë gjë”, vuri në dukje trajneri i Francës, Deshamp, duke shtuar se ai nuk luan për çmime, por për ekipin.

Sfidanti.al