Aktiviteti social është diçka, dhe të ardhurat personale diçka tjetër. Yjet e mëdhenj të sportit e kanë këtë dallim nga njerëzit e tjerë, edhe pse herë-herë i mbështetin në kauzat e tyre të mbiquajtura morale (dhe, në thelb, ekonomike), ndonëse ekonomikisht janë ku e ku më larg se ata. Ljuis Hamilton, pasi goditi racizmin në Britaninë e Madhe, po merret tani me një çështje personale, rrogën e tij në rast të një kontrate të re me Mercedesin. Mediat britanike njoftojnë se piloti britanik, 6 herë kampion i botës, do të kërkojë 50 milionë USD në vit për të rinovuar kontratën, pra një rritje prej 5 milionë USD. Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e shefit të Mercedesit, Toto Volf, por besohet se palët do të merren vesh. Hamiltoni synon të barazojë këtë vit rekordin e Mikael Shumaherit me 7 tituj botërorë, e të jetë në të ardhmen piloti me më shumë kampionate të fituar, ndërsa Mercedesi kërkon që të vazhdojë të jetë kampion.
Sfidanti.al