Ferrara është e hidhur për Milanin, por Ibra më në fund u kthye!

Në fushën e SPAL-it, Xhenaro Gatuzo e arriti fitoren sezonin e kaluar, por përfundimi ishte jashtë zonës Champions, pra kthimi nga Ferrara ishte i hidhur. Këtë vit edhe më keq, pasi Milani i Stefano Piolit rrezikoi të humbiste, por shpëtoi në fund me një autogol dhuratë. Barazimi 2-2 ishte pozitiv duke qenë se ndeshja po humbej 0-2, për më tepër lojtarët e ardhur nga stoli, Leao e sidomos Zllatan Ibrahimoviç ndikuan te kuqezinjtë. Leao ishte tepër i rëndësishëm, ndërsa lajmi i madh për suedezin është se ai është rikthyer nga dëmtimi, dhe Milani mund ta ketë në dispozicon për “sprintin final”. Milani është në vend të 7-të (1 pikë mbi Veronën), që do të thotë mund të shkojë në Ligën e Europës, veçse trajneri Pioli nuk është i kënaqur. “Ne kemi objektiva të tjera, – shprehet ai, – nuk jemi larg nga Napoli e Roma”. Gjithsesi, kalendari është i vështirë, me ndeshjet ndaj Lacios, Juventusit e Napolit.

Sfidanti.al